Vlorë, shpërthen predha
plagoset 30 vjecari

Vlorë, shpërthen predha <br />plagoset 30 vjecari
VLORE- Shpërthimi I një predhe mund të kishte shkaktuar një tragjedi të dyfishtë në Vlorë. Dy shtetas Florian Kamberit 30 vjec dhe Renato Cenko 31 vjec kanë qënë duke prerë më gure fleksibël disa predha të vjetra të mbledhura në det. Shpërthimi i një predhe ka shkaktuar plagosjen e Florian Kamberit 30 vjec I cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Isa Boletini të këtij qyteti, brenda banesës së të plagosurit. Grupi hetimor ka shkuar menjeherë në vendgjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Prej kohësh banorë të ndryshëm në Vlorë e kanë kthyer në burim jetes mbledhjen e predhave të vjetra të hedhura na det, nga të cilat ata shfrytëzojnë bronzin për ta shitur për skrap. Mediat por dhe ushtarakët kanë dhënë alarmin se ne thellësi të Detit Jon, gjenden ende municione të Luftës së Parë e Dytë Botërore, të cilat janë të pashpërthyera duke përbërë kështu rrezik për ndotjen e hapësirave tona detare.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?