"Demokraci nuk do të thotë të votosh e të bësh një x, ajo është respekt si ndaj fshatarit dhe miliarderit”- shtoi më tej ai.
Stërnipi i Ismail Qemalit u dekorua sot nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika me titullin: “Mirënjohje e Qytetit”.
Gjika i ka dhuruar stërnipit, Doktor i Shkencave Politike në Itali, emblemën e Ismail Qemalit. Nipi i Ismail Qemalit dorëzoi me këtë rast në bashkinë e Vlorës një fotografi të Ismail Qemalit pas të cilës ishte stampuar pema e familjes Qemali.
I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe kreu i PS, Edi Rama. Më tej, në fjalën e tij Rama ka theksuar se “në 23 qershor ne do ta rilindim Vlorën, do fillojmë një histori tjetër për Vlorën”. Më pas, Edi Rama, Kastriot Gjika dhe Nedim Qemal Vlora kanë çuar kurora me lule të varri i Ismail Qemalit. Më pas Rama ka shkruar në Twitter dhe Facebook:
Ne Vlore me sternipin e Ismail Qemalit duke pire kafe e degjuar copeza historie te familjes se babait te shtetit shqiptar.
— Edi Rama (@ediramaal) June 16, 2013
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)