VLORE - Mot i keq me suferinë dhe erë të fortë ka shoqëruar edhe sot qytetin bregdetar të Vlorës. Era ka kapur shpejtësinë 55 km në orë. Moti ende nuk është përmirësuar pas pëmbytjeve të javës së kaluar në Portin e Vlorës.

Përgjatë gjithë mbrëmjes trageti ka qëndruar në portin e Vlorës dhe mëngjesin e të hënës nuk u nis drejt i Italisë dhe si pasojë e dallgëve të mëdha u detyrua të dilte në rade, në spirancë, ndërsa anijet e rënda janë në det të hapur brenda gjirit dhe presin të ankorohen vetëm pas qetësimit të detit.

Moti i keq përveç se ka pezulluar trafikun detar dhe doganën, ka shkaktuar në qytet edhe një sërë dëmtimesh kryesisht në pemë dhe billborde. Referuar shërbimit sinoptik, moti pritet të përmirësohet vetëm ditën e mërkurë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)