Policia e Vlorës ka arrestuar një 39 vjeçar, i cili sapo kishte krye grabitjen në një dyqan mishi në qytetin e Vlorës.
Erjon Janka kishte grabitur të gjithë furnizimin e dyqanit për festat e fundivitit, ndërsa është pikasur nga policia në tentativë për t'u larguar.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se edhe mjeti me të cilin grabitësi Janka po kryente transportin e mishit ishte i vjedhur.
Sipas policisë, 39 vjeçari e kishte futur sasinë e mishit në një automjet Fiat Punto, të cilin e kishte vjedhur gjithashtu disa minuta më parë në lagjen “Isa Boletini”. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhje, kryer më shumë se një herë”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com