Vlora 5 ditë pa traget për në Itali, Drejtori i Doganave: Lë për të dëshiruar, ankesa nga qytetarët

Për 5 ditë të gjithë ata që kanë planifikuar që të udhëtojnë drejt Italisë apo Vlorës nuk do ta kenë të mundur. Shkak është bërë një defekt në spirancën e tragetit Vlorë-Brindisi, i cila është i vetmi që kryen këtë funksion për momentin.

Drejtori i Doganave në këtë qytet, Kosta Vjerro shprehet se kjo problematikë ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët të cilët detyrohen që këtë shërbim ta marrin nga porti i Durrësit ose nga aeroporti 'Nënë Tereza'.

Ndër të tjera Vjerro e vendos theksin edhe tek kushtet e trageteve të cilët sipas tij lënë për të dëshiruar, ndërsa ankesat nga qytetarët sipas tij kanë qenë të shumta. Ndërsa në lidhje me biletat që janë shitur për këtë linjë ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025