Pas 5 ditësh pa ujë, nis furnizimi në zonën e Lungomares në Vlorë! Riparohet defekti i tubacionit të Ujësjellësit
Një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë. Megjithatë furnizimi nuk po bëhet me kapacitet të plotë për shkak të testimit të pajisjes së montuar.
Vlorë- Pas 5 ditësh mungesë të ujit ka nisur furnizimi i një pjese të qytetit të Vlorës - akutalisht zona e Lungomares. Pjesa tjetër e qytetit pritet të furnizohet me ujë duke filluar nga ora 17:00 e pasdites së sotme, siç bëri me dije edhe drejtori i Ujësjellësit Ermal Murati.
Me mbërritjen e pajisjeve të porositura në Turqi, gjatë natës dhjetëra punonjës të ujësjellës kanalizimeve në Vlorë punuan për riparimin e tubacionit kryesor, nga çarja e të cilit uji i pijshëm mungonte.
Ndërhyrja për rregullimin e tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin filloi edhe mbushja e depove. Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara.
Një ditë më parë qytetarët mbajtën edhe një protestë para bashkisë, ku patën edhe përplasje me Policinë. Të revoltuar për këtë situatë ata hodhën letra higjenike dhe vezë para mjedisit të Bashkisë.
Ndërkohë Prokuroria e Vlorës bën me dije se nuk ka nisur hetim për këtë rast, pasi deri në këto momente nuk i është referuar asnjë material nga policia.
Prej pesë ditësh pa ujë, drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Situata në të gjithë qytetin do të normalizohet në orën 17:00 (VIDEO)
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë pas riparimit të defektit të tubacionit ka deklaruar se në orët në vijim situata do të normalizohet në orët në vijim.
“Jemi në fund të avarisë. Ka filluar furnizimi i depos së qytetit. Me pjesët që erdhën nga Turqia filluam menjëherë instalimin e tyre që përfundoi rreth orës 4 të mëngjesit. Jemi duke monitoruar situatën, jemi Ok.
Zona e Lungomares po furnizohet me ujë. Rreth orës 17:00 pasdite do të furnizohet gjithë qyteti. Ju kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë situatë të krijuar. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë", tha Ermal Murati.
Nga fitorja ne fitorje.
PërgjigjuLungomare nuk eshte as 5% e qytetit. Pjesa tjeter ende nuk ka uje.
Përgjigju