Prej dy ditësh në Vlorë po punohet pas një defekti të krijuar në linjën e transmetimit të ujësjellësit me diametër 1000 mm, ç'ka ka detyruar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e qytetit.

Bëhet fjalë për linjën kryesore që furnizon depot e ujit të qytetit. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, së bashku me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Ermal Murati, kanë inspektuar nga afër dëmtimin e rëndë në tubacion.

‘Në datën 25 dhjetor është bërë nja çarje e tubacionit kryesor, është i tubacion i veçantë dhe kemi dy ditë që ka mungesë uji. Është një tubacion që ka edhe një tjetër ngjitur me të dhe na ka bërë që të punojmë në kushte të vështira. Jemi këtu sot duke inspektuar punimet që do vijojnë pa ndërprerje’, tha ai.

Pas ndërhyrjes së kryer një ditë më parë, ku prova e parë dështoi pasi për shkak të presionit të lartë tubacioni shpërtheu, është ndërhyrë sërish edhe në orët e mëngjesit të kësaj të shtune, me qëllim rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.

Defekti sipas autoriteteve është shkaktuar nga një anomali e krijuar gjatë funksionimit të linjës. nSipas Muratit, defekti nuk i përket linjës së re të ujësjellësit, por kësaj linje transmetimi që është pjesë e një projekti të viteve 2009–2010.

Për shkak të kësaj problematike, prej më shumë se 48 orësh, Vlora po përballet me mungesë të ujit. Edhe pse është bërë një provë për rikthimin e ujit pasditen e djeshme presioni bërë që mos rikuperohej problemi.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dani: 28/12/2025 09:38

    U qelb Vlora tre dite pa uje.Jetojme ne kohe kolere.Nuk kishte ne ndermarje as tubo asgje por po kerkojne neper shtetet e tjera nje cop tubo.Kane dy dite vijne verdalle.Turpi madh mbushur ujesjellsi me militant partie.Bashkia duhet te shperndaje uje me bote dhe zjarrefikese se u meruan njerezia po kryhejne nevojat personale neper qeska dhe po i hedhin neper kosha.Lokalet,furrat e bukes etj sot kane pushuar se punuari.Spitali ndodhet ne veshtiresi.Situata eshte katastrofike ne Vlore.

    Përgjigju
  • Anes Lumenjve - dhe deteve: 28/12/2025 01:07

    ANËS LUMENJVE Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur po vajtonj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. ku e lam' e ku na mbeti, vaj-vatani e mjer mileti, anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, lakuriq dhe i dregosur, trup e shpirt i sakatosur. se ç'e shempnë derbederët, mercenarët dhe bejlerët, se ç'e shtypnë jabanxhinjtë, se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, nënë thundrën e përdhunës anës vjosës, anës bunës. Çirem, digjem i vrerosur, sakatosur, çarmatosur, as i gjall', as i varrosur, pres një shenj' e pres një dritë, pres me vjet' e pres me ditë, se ç'u tera, se ç'u mpaka, se ç'u çora, se ç'u mplaka, lark prej vatrës dhe prej punës, anës rinit, anës tunës. Çakërdisur, batërdisur, përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. dhe një zë vengon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se tirani lebetitet, se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet vjosa, derdhet buna, skuqet semani dhe drini, dridhet beu dhe zengjini, se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta. ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundar' e punëtorë, që nga shkodra gjer në vlorë! ky ilaç e ky kushtrim më bën djal' e më bën trim, më jep forc' e më jep shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës vjosës, anës bunës. arratisur, syrgjynosur, raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresë, anës elbë-s, anës spree-së

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Janar, 12:58

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për Kuvend me 100 deputetë?