Vlora bashkon Ramën, Metën
e Nishanin, mungon opozita
Krerët më të lartë të shtetit janë bashkuar në qytetin e Vlorës në sheshin e Flamurit, pikërisht në ceremoninë e festimit të 101-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
TIRANE- Krerët më të lartë të shtetit janë bashkuar në qytetin e Vlorës në sheshin e Flamurit, pikërisht në ceremoninë e festimit të 101-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ku si gjithnjë në tërë këto vite mungonte e djathta, tashmë në opozitë e Berishës, aktualisht e drejtuar nga Basha. Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta e kabineti qeveritar dje në Vlorë hapën ceremoninë që nisi me vendosjen e kurorave me lule e ngritjen simbolike të flamurit kuq e zi. Kurorën e parë te varri i Ismail Qemalit e vendosi Presidenti Nishani, i ndjekur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta e nga kryeministri Edi Rama.
Ndërsa kurorën e fundit me lule e ka vendosur kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Të pranishëm në aktivitetin e Vlorës ishin dhe autoritetet nga Kosova. Pas ceremonisë kryeministri Rama u shpreh se qeveria po punon për të çuar përpara shtetin shqiptar. “Për ne që jemi këtu së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe me bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane është një ditë për të rinënvizuar angazhimin e plotë që ndjejmë që në këto vite të para të 100-vjetorit të shtetit ta çojmë shtetin shqiptar përpara dhe të rrisim edhe bashkëpunim me të gjithë shqiptarët në të gjithë rajonin për të pasur ditë më të mira për shqiptarët kudo ku janë”, tha Rama. Ndërsa kreu i Kuvendit ka përshëndetur në këtë përvjetor, duke deklaruar se angazhimi më i madh është Shqipëria në familjen evropiane.
“Është kënaqësi që jemi bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë për të vijuar angazhimet në shërbim të modernizimit të këtij shteti dhe për përmbushjen e aspiratës e të gjithë ne për një Shqipëri europiane”, tha Meta. Pikërisht këtu axhenda e kreut të shtetit me atë të kryeministrit e kreut të Kuvendit është ndarë, duke qëndruar nën shoqërinë e kreut të bashkisë së Vlorës. Presidenti Bujar Nishani, me bashkëshorten Odeta Nishani, zhvilloi një vizitë dje në mesditë në familjen e patriotit vlonjat Osman Haxhiu. Në kuadër të festës për 101 vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Nishani shoqërohej dhe nga kryetari i bashkisë, Shpëtim Gjika, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj dhe drejtues të tjerë vendorë.
Gjatë bashkëbisedimit me pasaardhës të patriotit Osman Haxhiu, Nishani, u ndal tek dimensionet e figurës së tij e tek roli në historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë.”Kisha dëshirë të nderoj kujtimin e atyre që kanë dhënë shumë për Shqipërinë dhe familja juaj është një familje tradicionale me vlera të larta”, theksoi Nishani, duke e cilësuar Osman Haxhiun një figurë qëndrore të historisë.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26