Vlora me tolerancë zero, mbyll plazhet pa roje bregdetare/ VIDEO+FOTO
Në qytetin e Vlorës janë bllokuar dy plazhe për shkak të mungesës së vrojtuesve dhe të vendosjes së kufinjve në det për sigurinë. Ky është rasti i parë që një qytet bregdetar ndërmerr një hap të tillë për sigurinë e pushuesve të tij.
Në kuadër të aksionit “Siguria e jetës”, policia bashkiake e Vlorës ka bllokuar dy plazhe përgjatë Lungomares. Shkak për këtë është bërë mungesa e vrojtuesve në plazheve dhe vendosja e kufinjëve në det për sigurinë.
Të dy plazhet private të bllokuar nuk kishin lidhur kontrata dhe nuk kishin punësuar roje bregdetare.
Për Report Tv, nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Shkëlqim Rama është shprehur se policia bashkiake ka ngritur task-forcë për çështjen e sigurisë në plazhe.
Nga ana jonë nuk do të ketë asnjë tolerim për plazhet që nuk respektojnë rregullat për sigurinë e pushuesve të tyre. Plazhet që u mbyllën ishin pa roje bregdetare pra nuk i plotësonin këto kushte sigurie.
Shkëlqim Rama, nënkryetar i Bashkisë Vlorë
Që nga hapja e këtij sezoni, në plazhe kanë humbur jetën plot tetë persona; kater prej tyre në Durrës ndërsa pjesa tjetër në plazhet e tjera. Si njëra prej masave parandaluese për ngjarje të tilla është menduar prania e rojave bregdetare. Por shumica e plazheve publike dhe private kanë probleme me këtë proces, pasi kullat vrojtuese vazhdojnë të jenë bosh.
Bashkia e Vlorës është bërë i pari qytet bredgetar që ndërmerr një hap të tillë për sigurinë e pushuesve të saj. Shembull ky që urojmë të ndiqet edhe nga qytetet e tjera bregdetare.
toleranca e leshit dhe shteti i leshit qe jemi ne ne asnje vend nuk te japin kupon tatimor dhe nuk ka asnje mase sigurie. me pak fjale vend vk
Përgjigju