Prej dy ditësh në Vlorë po punohet pas një defekti të krijuar në linjën e transmetimit të ujësjellësit me diametër 1000 mm, ç'ka ka detyruar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e qytetit.
Bëhet fjalë për linjën kryesore që furnizon depot e ujit të qytetit. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, së bashku me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Ermal Murati, kanë inspektuar nga afër dëmtimin e rëndë në tubacion.
‘Në datën 25 dhjetor është bërë nja çarje e tubacionit kryesor, është i tubacion i veçantë dhe kemi dy ditë që ka mungesë uji. Është një tubacion që ka edhe një tjetër ngjitur me të dhe na ka bërë që të punojmë në kushte të vështira. Jemi këtu sot duke inspektuar punimet që do vijojnë pa ndërprerje’, tha ai.
Pas ndërhyrjes së kryer një ditë më parë, ku prova e parë dështoi pasi për shkak të presionit të lartë tubacioni shpërtheu, është ndërhyrë sërish edhe në orët e mëngjesit të kësaj të shtune, me qëllim rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.
Defekti sipas autoriteteve është shkaktuar nga një anomali e krijuar gjatë funksionimit të linjës. nSipas Muratit, defekti nuk i përket linjës së re të ujësjellësit, por kësaj linje transmetimi që është pjesë e një projekti të viteve 2009–2010.
Për shkak të kësaj problematike, prej më shumë se 48 orësh, Vlora po përballet me mungesë të ujit. Edhe pse është bërë një provë për rikthimin e ujit pasditen e djeshme presioni bërë që mos rikuperohej problemi.
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
39.1%
-
Vit i keq
30.4%
-
Njësoj
30.4%
Vota total: 92
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec, pamje e rrallë e bregdetit (VIDEO)
26 Dhjetor, 15:10
-
Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, ndërron jetë 42-vjeçari
26 Dhjetor, 10:09
-
Vodhën naftë nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
25 Dhjetor, 12:30
-
Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%
25 Dhjetor, 12:15
-
VIDEOLAJM/ Plazh dhe Krishtlindje, qytetarët sfidojnë temperaturat në Himarë
25 Dhjetor, 11:55
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi në Himarë 'ndërron rrugë', këtë vit lë skafin dhe vjen me parashutë
25 Dhjetor, 11:29
-
Vlorë/ Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në kishën ‘Shën Theodhorit’, besimtarët urojnë për paqe e begati
25 Dhjetor, 11:09
-
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
25 Dhjetor, 10:29
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë (VIDEO)
24 Dhjetor, 19:17
-
‘Zhbllokohet’ Aeroporti i Vlorës, Apeli i rikthen Pacollit të drejtën e votës por s’mund të shesë 47% të aksioneve që i pretendon ortaku
24 Dhjetor, 13:13
-
Sarandë/ Aksident në kthesën e Finiqit, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset drejtuesi
23 Dhjetor, 20:35
-
Rriten rezervimet në prag të festave, Vlora destinacion i preferuar edhe në dimër! Operatorët turistikë: Më të interesuar janë izraelitët
23 Dhjetor, 17:00