Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018. Çelja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë ishte menduar edhe si një koncert rinor me emra të njohur të muzikës shqiptare, si: Era Rusi apo Alban Skenderaj, ndërsa aktivitetet për sezonin kanë nisur ditë më parë.

Sponsor kryesor i këtij eventi ishte Birra Tirana, ndërsa  fishekzjarret e shumta në qiellin e qytetit bregdetar kanë konfirmuar nisjen zyrtare të këtij sezoni, me shpresën dhe besimin se Vlora do të jetë sërish epiqendra e turizimit shqiptar.

Të pranishëm në çeljen e sezonit kanë qenë edhe ministrat Gjiknuri e Klosi, të cilët e kanë cilësuar Vlorën si pjesa më e rëndësishme e zhvillimit të vendit mes turizimit dhe  resurseve të jashtezakonshme që ajo ka. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë çeljes së sezonit u shpreh:

Do jemi njishi në turizëm këtë vit, Vlora nuk do jetë vetëm për turistat shqiptarë, por në Vlorë do vijnë shumë turistë të huaj, sot kënaquni sepse Vlora e meriton.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Ndërsa pas tij fjalën përshëndetëse e mori ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi, i cili u shpreh:

Ju uroj një sezon të qetë, një sezon mikpritës, një sezon me plot turistë. Një sezon, i cili duhet të karakterizohet nga mikpritja vlonjate.

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi

Në festimet e hapjes së sezonit turistik në Vlorë nuk ka munguar edhe shoqeria e birrës Tirana, ku shumë të rinj shprehen se muzika e mirë shoqërohet me birrë të mirë, siç është Birra Tirana. Ata thonë se ditët e nxehta të verës do të shoqërohen në çdo moment me birrë.

Po kalojmë shumë mirë në këtë natë dhe me shoqërinë e  birrës tirana.

Të rinjtë

Koncerti rinor ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa Vlora ka startuar kështu me shumë aktivitet, ndër to edhe “Aulona Folk Festival”, apo edhe kampionati i fluturimeve të lira.