Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një i mitur rreth 14 vjeç, së bashku me shokun e tij, bashkëmoshatar, pasagjer ka qenë në drejtimin e një automjeti.
Sipas informacioneve paraprake, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komente













Ka rrezik makinat e tjera i ka aksidentuar policia, keta hajvanet qe gjejne keta dhe cunat jane dorezuar mos te hane edhe demtimet e makinave qe nuk i kane bere. do kene qene shume shpejt policat e jane permbysur... Sa per adoleshentet ata nuk i duan prindrit e vet derisa u japin makina nga 15 vjec... madje ketu ne vlore edhe skuter elektrik u japin, nuk u dhimbsen femijet e tyre.
PërgjigjuPo si ore e ndoqën disa makina policie dhe ai bëri namin, ju përmbysi makinën duke ju rrezikuar jetën pa e kuptuar se si ju iku dhe pastaj o kthye i qetë në shtëpi, hëngri bukë dhe pastaj u paraqit vet në komisariat. Nuk mund të jesh 14 vjeç dhe të jesh shofer siç e quani ju në shkrimin tuaj. Ky është një fëmijë 14 vjeçar i mbrapshtë dhe pikë.
PërgjigjuPo cdo gje ne Shqiperi ka dal jasht kontrollit. Ka aksidentuar makinen e policise. Presupozohet qe policat do ruanin edhe do i parandalonin ato aksidentuan te vetmit njerez qe do i kapnin. Eshte dorezuar ne polici!? Kulmi. Nuk kam me fjale te shprehem gjera qe ndodhin vetem ne Shqiperine e vogel edhe te bukur.
Përgjigju