Vlorë, 19-vjeçari apelon: Më jepni
30 mijë euro të shpëtoj babanë!

Vlorë, 19-vjeçari apelon: Më jepni<br />30 mijë euro të shpëtoj babanë!
VLORË - Ky është apeli që 19-vjeçari Ermir Latifiaj nga qyteti i Vlorës bën për të shpëtuar jetën të atit tij, e cila varet nga një transplant i veshkës.

Eduar Latifaj, babai i dy fëmijeve prej 20 vitesh vuan nga veshkët, ndërsa gjendja e tij shëndetësore gjatë vitit të fundit është rënduar më keq dhe transpalanti i veshkës është e vetmja mënyrë, që 43-vjeçari t’i mbijetojë sëmundjes.

Shkak për këtë përkeqësim të gjendjes shëndetësore të 43-vjeçarit është dhe mungesa e kujdesit, pasi si çdo kryefamiljar shqiptar plotësimi i nevojave të familjes vihet gjithmonë edhe mbi shëndetin personal.

Familja Latifaj e ka të pamundur të përballojë operacion për transplantin e veshkës, i cili shkon deri ne 30 mijë euro, ndaj pjestarët e familjes kanë përzgjedhur median për të bërë një apel të gjithë atyre individëve, shoqatave apo institucione shtetërore, që kanë mundësi të ndihmojnë financiarisht familjen Latifaj në këto ditë të vështira.

Një biznes i vogël familjar është i vetmi mjet jetesë për familjen nga Vlora, e cila tashmë shpresën e ka varur tek ndjeshmëria e qytetarëve të Vlorës dhe më gjerë, të cilët në raste të tilla gjithmonë dinë të bashkohen e të gjejnë një zgjidhje.

latifaj

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!