Një aksident rrugor është shënuar sot në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër.

Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë pësuar disa lëndime të lehta. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.