Vlorë,2 ton drogë në sekuestro, nga
Lazarati do shkonte në Itali 

Vlorë,2 ton drogë në sekuestro, nga<br />Lazarati do shkonte në Itali 
VLORE- Strukturat e policisë së qarkut Vlorë, sekuestruan në orët e vona të mbrëmjes rreth dy tonë lëndë narkotike të llojit marijuanë. Sipas policisë operacioni i koduar ‘Liqeni’ u finalizua me sukses në aksin rrugor fshati Kot në drejtim të Vlorës.

Lënda narkotike ishte fshehur në një furgon tip ‘Iveco’ me targa AA961AY, ndërsa policia bën me dije se droga vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Italinë.

Sipas policisë, furgoni me të cilin po transportohej droga ishte me targa falso. Drejtuesi i mjetit ka braktisur furgonin në fshatin Kot dhe është larguar sapo ka kuptuar se po ndiqet nga policia. Forcat e policisë së qarkut Vlorë kanë shoqëruar tre persona të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë.



droge ne vlore
Foto të tjera

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim