Një nënë e cila sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë ka humbur jetën.

Nëna 28 vjeçare Elda Beqo është paraqitur në spital pasi ka ndjerë dhimbjet e lindjes, por sipas mjekëve pas lindjes ajo ka pësuar një atak kardiak, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ajo nuk ja doli.

Ndërsa fëmija i sjellë në jetë nga Beqo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët e të ndjerës shprehen të shokuar nga ngjarja, pasi sipas tyre 28-vjeçarja nuk ka pasur më pare probleme me zemrën.
 
“Nuk po merret vesh se ça po bëhet, të vdesë një vajzë 28 vjeçe gjatë lindjes nuk e kuptoj. Nuk ka vuajtur fare nga zemra më para. As nuk na jep njeri përgjigje asgjë, jemi të shokuar”, është shprehur daja e të ndjerës. 

elda beqo
Viktima Elda Beqo

Ndërkohë  një grup hetimor ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Mësohet se grupi hetimor po heton për një defekt të mundshëm në sistemin e oksigjenit ose një reaksion të shkaktuar nga anestezia, që mund të ketë ndikuar në vdekjen e të resë.