Një i moshuar ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit në Spitalin e Vlorës. Report Tv mësoi se ka humbur jetën shtetasi V. C., 66 vjeç, me shtetësi italiane, i cili ka shkuar në spital në gjendje të rëndë dhe mjekët nuk kanë dhënë shpresa jete për të.

Ka qenë bashkëshortja e tij, shtetasja E. R., që ka bërë kallëzim penal pranë strukturave të policisë, pasi pretendon se 66-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.

Menjëherë pas denoncimit të gruas, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për veprën penale ''Mjekimi i pakujdesshëm'', të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, sepse:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Report Tv ka siguruar një foto të shtetasit italian, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

italiani
(Shtetasi italian që ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës)

d.c./shqiptarja.com