Vlorë/ 4 policë pezullohen nga detyra, 1 në detyrim paraqitje! Akuzohen se morën shuma parash për të mos iu vënë gjoba qytetarëve

Vlorë/ 4 policë pezullohen nga detyra, 1 në detyrim paraqitje! Akuzohen se morën shuma parash për të mos iu vënë gjoba qytetarëve

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Katër policë në Vlorë janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Ndërsa ndaj një tjetër polici, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

Pas hetimit të një periudhe disa mujore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se në disa raste të ndryshme kanë marrë shuma parash për të mos evidentuar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga qytetarët, duke mos u vënë masë administrative, me qëllim përfitimin e shumave të parave. Gjithashtu akuzohen se kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cënimin e interesave të ligjshëm të shtetit, njofton AMP.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj;

  1. 1. Inspektor R. M., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
  2. 2. Inspektor A. XH, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
  3. 3. Inspektor E. K., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
  4. 4. Inspektor T. K., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish punonjësit të policisë;

5. M. Ç., ish punonjës policie në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)