Përsëritet ngjarja në Vlorë/ Po notonte në afërsi të bregut, 7-vjeçari plagoset nga gomonia! Shoqërohet në polici drejtuesi 40-vjeçar

Përsëritet ngjarja në Vlorë/ Po notonte në afërsi të bregut, 7-vjeçari plagoset nga gomonia! Shoqërohet në polici drejtuesi 40-vjeçar

Foto ilustruese

Vlorë - Një tjetër rast i ngjashëm me plazhin e Jalës ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Jonufrës. Një 40-vjeçar i identifikuar si H.K., ishte duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dhe dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht 7-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kanë kaluar vetëm 3 ditë nga një ngjarje e ngjashme në plazhin e Jalës, ku dy të rinj nga Tirana, A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe mbetën të plagosur nga gomonia që doli në breg dhe i shkaktoi dëme në fytyrë e trup. Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës, mandej në gjendje të rënduar janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

37-vjeçari Gjergj Priftuli, pronari i gomones turistike Gjergj Priftuli humbi kontrollin mbi mjetin lundrues, teksa tentonte ta nxirrte atë në breg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/07/2022 01:05

    Keto aksidente ndodhin sepse policia dhe bashkite bregdetare nuk percaktojne zonat ujore dhe kufijte detare se ku lejohet te perdoresh mjete lundruese motorike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht

Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht