VLORË- Dy të rinj nga Tirana, A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe që pushonin në plazhin e Jalës kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të shtune. Teksa gjendeshin në breg, një gomone i ka përplasur duke u shkaktuar dëme në fytyrë dhe trup. Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës, mandej në gjendje të rënduar janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar pronarin e gomones turistike Gjergj Priftuli. 37-vjeçari ka humbur kontrollin mbi mjetin lundrues, teksa tentonte ta nxirrte atë në breg. Report Tv sjell videon e momentit ku duket që gomonia ka humbur kontrollin dhe ka shkuar direkt në mesin e pushuesve, ku mbetën të plagosur 2 të tjerë.

Ky aksident në një ndër plazhet më të populluara në vend, nxjerr edhe njëherë në pah mungesën e kontrollove dhe kufizimeve nga ana e policisë ndaj mjeteve lundruese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
VIDEO/ Momenti kur gomonia humbi kontrolli dhe mori përpara 2 pushuesit në shezlong në Jalë

 

Report Tv sjell videon nga momenti ku kur gomonia humbi kontrolli dhe mori përpara 2 pushuesit në shezlong

Ora 16:48
U përplasën nga gomonia teksa ishin në shezlong në Jalë, përkeqësohet gjendja e dy pushuesve, nisen drejt traumës

1657965992_gomone.jpg

Dy pushuesit të cilët u përplasën nga gomonia teksa po merrnin rreze ne shezlong në Jalë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Ora 15:47
Humbi kontrollin e gomones dhe përplasi dy pushuesit në Jalë, arrestohet drejtuesi

1657965469_gomoniavlore.jpeg

Policia ka arrestuar drejtuesin e gomones, i cili humbi kontrollin e saj dhe përfundoi në breg të detit në Jalë, ku për pasojë u lënduan dy pushuesit.