Një aksident rrugor është shënuar sot pranë fshatit Drashovicë, Vlorë.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një nga drejtuesit, polic bashkiak në Selenicë është transportuar në spital për mjekim të specializuar.

Nga pamjet e siguruara shihet se njëra prej automjeteve është përmbysur.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit teksa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë.