VLORË - Një automjet tip “Renault Clio” ka dalë nga rruga duke u përplasur në murin rrethues të një banese dhe duke shkaktuar dy të plagosur, drejtuesin e mjetit, i cili është në gjendje të rëndë për jetën dhe pasagjerin, i lënduar më pak.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, që nisi të hetojë shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i mjetit u dërgua menjëherë për trajtim të specializuar në spitalin rajonal të Vlorës.
Të dhënat e para tregojnë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit, tej normave të lejuara.

(Pamje nga aksidenti ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com