Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në afërsi të fshatit Oshtimë, në aksin e vjetër rrugor të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes 34-vjeçari i identifikuar si Albano Hoxha ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara shihet se automjeti tip 'Ford' i cili u përplas me barrierat mbrojtëse është shkatërruar plotësisht.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Panaja-Novoselë”, shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Shtetasi A. H. është dërguar në spital, por ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi sot policia.
Komente










