Vlorë/ Aksident në rrugën Transballkanike, automjeti 'Benz' përplas motorin, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri (VIDEO)

Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, me pasojë 2 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, kur një automjet ka goditur një person që po udhëtonte me motor. Për pasojë u plagosën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informon se Policia Rrugore dhe ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

"Sot, (19 Nëntor), rreth orës 15:07, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin N. Sh., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 48 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi M. K., rreth 40 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njoftoi policia vendore pas verifikimeve paraprake. 

Autoambulanca ka marrë të lënduarit, duke i dërguar në drejtim të spitalit, teksa hetimet janë ende aktive për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara