VLORË- Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 14.10 në hyrje të qytetit të Vlorës, pikërisht në vendin e quajtur Pusi i Mezinit.
Aksidenti ka ndodhur në aksin kryesor Vlorë-Fier. Makina tip ”Pezho 206” me targa AA 432 EX është përplasur me një automjet tjetër tip kamionçine, që po transportonte dru të prerë, me targë VL 9324 C.
Në automjetin tip “Pezho” kanë qënë dy persona, Ergys Muharremi - 30 vjeç dhe nj shok i tij. 30-vjeçari Muharremi është shoqëruar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku sipas informacioneve të para ndodhet në gjendjë të rëndë për jetën.
Sipas burimeve të para, shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe e automjetit “Pezho 206” .
Në aksident, kamionçina po vinte nga Fieri për në Vlorë dhe “Pezho”-ja në ngjyrë të kuqe, në të kundërt.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com