Vlorë/ Aksidenti tragjik dje tek 'Kryqëzimi i Triportit', policia arreston drejtuesin e automjetit që dyshohet si shkaktar

Vlorë/ Aksidenti tragjik dje tek 'Kryqëzimi i Triportit', policia arreston drejtuesin e automjetit që dyshohet si shkaktar

Foto ilustruese

Vlorë – Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin Vlorë-Zvërnec, teksa në ‘Kryqzëimin e Triportit’ një automjet u përplas me një motor dhe si pasojë humbi jetën 62 vjeçari M.L., drejtuesi i motorit.

Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin e automjetit tip Benz, 59 vjeçarin N.P., që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal.

'Seksioni i Policisë Rrugore në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve procedurale të keyera për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Vlorë - Zvërnec”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, arrestoi shtetasin N. P., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi automjetin tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. L., 62 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano