Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme 'Kryqëzimin e Triportit', në Vlorë.

Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se drejtuesi i mjetit me inicialet N.P ka përplasur një 70- vjeçar i cili udhëtonte me një motorr.

70- vjeçari nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën, ndërsa mësohet se viktima punonte roje në një subjekt privat. 

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70- vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.  

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.   

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit.