VLORË - Policia ka arrestuar një 21 vjeçar në Vlorë, pasi ditën e djeshme aksidentoi me makinën e tij një 65 vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.
'Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin F. Ll., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Z. B., 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës.'
Ndërkohë në fshatin Velçë, gjatë një kontrolli nga policia u gjet në banesën e C.Ç., 35 vjeç një krehër automatik dhe 30 fishekë që u sekuestruan. Ndaj 35 vjeçarit nisi hetimi.
'Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin C. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Velçë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër automatiku dhe 30 fishekë. '