Vlorë/ Aksioni kundër informalitetit, penalizohet administratori i një hoteli
Vlorë, 27 Korrik/ATSH-Harilla Koçi/.-Aksioni i përbashkët i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Policisë së Vlorës për parandalimin e evazionit fiskal, që nisi javën e kaluar, është shtrirë në një gjeografi më të gjerë të aktiviteteve të biznesit në këtë qytet. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit janë ushtruar kontrolle në 226 subjekte, në të […]
/ATSH-Harilla Koçi/.-Aksioni i përbashkët i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Policisë së Vlorës për parandalimin e evazionit fiskal, që nisi javën e kaluar, është shtrirë në një gjeografi më të gjerë të aktiviteteve të biznesit në këtë qytet.
Vetëm gjatë tre ditëve të fundit janë ushtruar kontrolle në 226 subjekte, në të cilat u evidentuan 68 shkelje që u shoqëruan me masa të ndryshme administrative konfiskim malli dhe gjoba.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur për ATSH-në se, në 17 prej subjekteve të mësipërme u vendos masa e konfiskimit të mallit, ndërkohë që në 51 të tjera ajo e proces verbalit të shoqëruar me gjobë në vlera të konsiderueshme financiare.
Gjatë këtij aksioni ka nisur procedimi i administratorit të një hoteli në bregdetin e Rradhimës, i cili akuzohet për veprën penale "Fshehja e të ardhurave".
Aksioni i përbashkët i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Policisë së Vlorës, që nisi javën e kaluar është shoqëruar me kontrolle në subjekte të ndryshme, të cilat kanë si synim ndëshkimin e veprave penale në fushën e tatim-taksave, fshehjen e të ardhurave, punësimin e paligjshëm, informalitetit dhe evazionit fiskal
Në total, gjatë këtij aksioni janë bërë objekt i kontrolleve 426 subjekte fizike e juridike, prej të cilave 180 rezultuan me shkelje të ndryshme, çka u shoqërua edhe me masat përkatëse që parashikohen në ligj. Kështu, për 54 subjekte u zbatua masa e konfiskimit të mallit, ndërsa për 126 të tjera u aplikuan masa administrative me gjobë, në një vlerë të përgjithshme prej rreth 9.6 milionë lekë.
Mes mallrave të konfiskuara përfshihen pije alkolike, pije freskuese, këpucë, produkte kozmetike, produkte farmaceutike, materiale ndërtimi, si edhe një supermarket.
Gjithashtu, Drejtoria e Policisë e Qarkut të Vlorës, ka nisur dhe po vazhdon hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, të cilët dyshohet se nuk kanë kryer detyrën duke mos ushtruar kontrolle ndaj subjekteve në fjalë, që rezultojnë të kenë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me ligjin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39