VLORË –Instruktorë të Rojes Bregdetare Amerikane kanë stërvitur për afro dhjetë ditë në Vlorë, policët shqiptarë që patrullojnë kufirin në det për të mos lejuar kalimin e gomoneve që trafikojnë njerëz dhe drogë.

Gjatë kursit, amerikanët  demonstruan operacione të mirëmbajtjes e të tërheqjes së mjeteve lundruese, inpektimin e pajisjeve të tërheqjes dhe dhanënë informacion të plotë mbi forcat e tërheqjes; po ashtu, ata dhanë shembuj konkretë sesi të identifikohen mjetet lundruese në varësi të vendit dhe kushteve atmosferike.

Fotot tregojnë trainimin në teori dhe praktikë të forcave shqiptare.
roja bregdetare
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)