VLORE - Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së qarkut Vlorë, përmes një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur finalizimin me sukses të operacionit policor, i koduar “VODICA”. Në kuadër të këtij operacioni, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Enver Sevaj, 52 vjeç dhe Ledion Sevaj, 21 vjeç, të dy lindur e banues në fshatin Vodic të komunës Kotë, rrethit Vlorë.

Arrestimi, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u krye pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5.8 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit “Canabis sativa” të futura në nje thes të bardhë, 25 rrënjë lënde bimë narkotike të cilat ndodheshin në oborrin e banesës si dhe një armë zjarri tip kallashnikov të cilën e posedonin pa leje.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.


Ndërkaq po nga Drejtoria e Policisë Vlorë, është bërë e ditur edhe arrestimi në flagrancë i një tjetër shtetasi. I arrestuari është Elton Bezhani, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij erdhi pasi nga kontrolli i ushtruar nga patrulla e përjgithshme në automjetin tip Mercedes-Benz Brenda është gjetur lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”.

23 vjecari, akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” ndërsa pënale materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


(er.ci/Shqiptarja.com)