Vlorë, arrestohet Ahmetaj i shpallur
në kërkim ndërkombëta

Vlorë, arrestohet  Ahmetaj i shpallur<br />në kërkim ndërkombëta
VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar të quajtur Arben Ahmetaj, 43 vjeç.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, Dionis Dulaj, bëri të ditur se gjatë orëve të fundit janë arrestuar 5 persona, njërin prej tyre në kërkim ndërkombëtar, pas finalizimit të operacionit “Start 2”.

I arrestuari Arben Ahmetaj, 43 vjeç, lindur në Vlorë, është dënuar në nëntor të vitit 2007 me 10 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Venecias, Itali, për “shfrytëzim prostitucioni, “dhunë seksuale” dhe “ndërprerje e detyruar e shtatzanisë”.

Përgjatë një viti, Drejtoria e Policisë Vlorë, ka realizuar 18 operacione ndërkombëtare. Gjithashtu, gjatë orëve të fundit, në kuadër të operacionit policor “Sfida 4” ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e personit të 8-të të shumëkërkuar nga policia, Kastriot Pëllumb Aliu, 35 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Vlorë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” pasi kërkohej nga policia si drejtues i grupit kriminal prej 7 personash (të arrestuar), që kanë realizuar 25 vjedhje me armë dhe me dhunë si dhe vjedhje të tjera automjetesh lokalesh, banesa dhe insititucionesh arsimore në qytetin e Vlorës. Në banesën e këtij shtetasi janë gjetur të gjitha sendet e vjedhura.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë