Vlorë, arrestohet banda, trafikoi
1.6 tonë drogë brenda një viti
Operacioni i koduar "Laguna”, ka vënë në pranga tre shtetas nga qyteti i Vlorës, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për trafikimin e mbi 1.6 tonë lënde narkotike, kanabis sativa, brenda një harku kohor të një viti. (skafi me drogë, pjesë e operacionit)
VLORE - Operacioni i koduar " Laguna” ka vënë në pranga tre shtetas nga qyteti i Vlorës të cilët akuzohen se janë përgjegjës për trafikimin e mbi 1.6 tonë lënde narkotike, kanabis sativa brenda një harku kohor brenda një viti.
Drejtoria e Policisë në Vlorë doli sot në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje mbi shkatërrimin e këtij grupi kriminal, që është përgjegjës për trafikimin e mbi 1.6 tonë lënde narkotike, kanabis sativa.
Gjatë ketij operacioni janë arrestuar Bexhet Aliaj vjec 43, Dritan Kaçani vjec 42 dhe Shpëtim Shehu 23 vjeç.
Këta persona akuzohen si pjesmarrës në të njëjtën organizatë kriminale që po përpiqej të trafikonte 600 kg kanabis që u gjet në fshatin Zvërnec në kuadër të operacionit “EKLIPSI”, më datë 16.06.2012. Në atë kohë u sekuestruan 2 mjete lundruese si dhe u arrestua shtetasi Novrus Shehu.
Hetimet për këtë grup vazhdonin prej nje viti dhe aktiviteti i tyre kriminal kishte arritur të trafikonte sasi të konsiderueshme droge në itali. Në gusht të 2012 po këta përsona janë përgjegjës për sasinë e 1 ton kanabis që u sekuestrua në Karaburun në kuadër të operacionit “EKLIPSI”. Për sasinë prej 17 kg marijuanë i sekuestruar në kuadër të operacionit “VACANZE 1” date 18.08.2012 ku u arrestua shtetasi Marlen Gutici.
Për sasinë prej 14 kg marijuanë të sekuestruara në Portin Vlorë në kuadër të Operacionit “VACANZE 2” më datë 18.08.2012, ku u arrestua shtetasi Armir Nushi. Në Itali këtij grupi i janë sekuestruar edhe 4 ngarkesa të tjera me sasi të konsiderueshme marijuane. Në total sasia e marijuanës së sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në treg do të kishte një vlerë prej rreth 10 milion euro. Dosja e tyre do i kalojë prokurorisë së krimeve të rënda.
(ah/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
Fëmijët jetimë në prag të festave të fundvitit
23 Dhjetor, 11:07
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë
23 Dhjetor, 11:01
-
SPAK dërgoi dosjen për gjykim! GJKKO kërkon akuzë më të rëndë për Ilir Beqajn, Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj
23 Dhjetor, 10:59
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor, 10:51
-
Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli
23 Dhjetor, 10:51
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Edison Ypi: Pyetja e Adit
23 Dhjetor, 10:37
-
PD sot në protestë, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Do ketë pasoja! Kemi ndërmarrë masa të devijojmë qarkullimin në rrugë alternative
23 Dhjetor, 10:36
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull
23 Dhjetor, 10:27
-
Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës
23 Dhjetor, 10:14