VLORË - Flet për mediat, Armand Spahiu, 35 vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 18 dhjetorit 2024, kur persona ende të paidentifikuar i bënë atentat Kevin Hajrullës.
Ai tregon momente të tmerrit. Fillimisht ka menduar se janë fishekzjarre është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur. Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.
'Dëgjova fishekzjarr. Në momentin që dëgjova fishekzjarrë, thashë fishekzjarre, kur pashë që ishin krisma që nuk ishin mbaruar, u shtriva në shesh. U shtriva në shesh sa mbaruan krisma. Sa mbaruan krismat u ngrita në këmbë. Me të marrë një bidon ujë, u ula. Piva ujë që u qetësova. Në moment shikoj që isha plagosur. Marrë një efektiv policie dhe i them që jam plagosur.
Më merr dhe më shoqëron në spital direkt. Frikë ishte, po ishte shkruajtur nga Zoti lartë. Nuk pashë asgjë, mu errësuan sytë. Dy efektivë policie më shoqëruan. Mora ndihmë mjekësore, ndenja gati 12 orë. Edhe erdha në shtëpi. Në shtëpi erdha me veten time, jo se më nxorën ata të spitalit. Më thashë do rrish 2-3 ditë, i thashë nëmi ilaçet, më mirë i bëj në shtëpi sesa këtu.'
Armand Spahiu ndërkohë tregon se çdo ditë punon si shitës tek fruta perimet tek një njeriu i tij. Ai thotë se punon për të mbajtur familjen kundrejt një page prej 2500 lekësh të reja në ditë.
Siç tregon edhe vetë është e vetmja rrogë që ka në shtëpi, me të vetmet të ardhura që mbahet familja e tij. Në spital ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka dalë me dëshirën e tij.
'Punoj në një dyqan fruta perimesh. Jam shumë mirë. Nuk kam ankesa. Vetëm unë punoj në familje. Mesazh nuk kam për asnjë, vetëm për Zotin lart.'
Në atentatin mafioz të ndodhur të mërkurën në mbrëmje, 80 gëzhoja kallashnikovi u derdhën në drejtim të 30 vjeçarit Kevin Hajrulla. Një prej plumbave ka kapur në këmbë 35-vjeçarin Armand Spahiu.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
60.7%
-
Jo
18.8%
-
Duhet më shumë
20.4%
Vota total: 3984
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë
20 Dhjetor, 08:05
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor, 07:50
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor, 12:00
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor, 08:31
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor, 12:55
Gjynah lumadhi te buka e gojes ja edi rama henkshi kokat e han keta te pikurit e kan len vloren ne dor te 5 krimnelve per nje grusht vota
Përgjigju