VLORË - Banorë të fshati Kocul në Vlorë prej pesë ditësh kanë hyrë në greve urie kundër kompanisë naftë nxjerrëse, Transatlantik, e cila operon prej vitesh në këtyre zonave.
11 banorë të fshatit janë ngujuar në një banesë të braktisur, ndërsa shume prej tyre kanë paraqitur edhe probleme shëndetësore.
Banorët kërkojnë shtrimin e rrugës nga ana e kompanisë ashtu siç ishte premtuar më herët.
Kërkesa tjetër e grevistëve ka të bëjë më punësimin e banorëve të zonës, pasi sipas tyre kompania prej vitesh nuk punëson banorët e fshatit.
Ndërkohë kërkesat e tyre deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër.
Një nga grevistët në fshatin Kocul është transportuar në spital pas problemeve shëndetësore. Mësohet se grevisti u larguar është Bedri Çela, i cili është shtruar në spitalin për të marrë mjekimin e nevojshëm.
/Shqiptarja.com

VIDEO