VLORE - Pas reagimit në operatorëve turistik dhe disa prej zyrtarëve lokalë, nuk e kanë fshehur kënaqësinë e përfundimit të Moratoriiumit të Skafeve, as Bashkia e Vlorës dhe as Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së këtij qyteti.
Ilir Metaj, Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Vlorës, thotë për Shqiptarja.com, se për 7 vite rresht, është përjetuar një situatë absurd, ku deti shqiptar ishte shndërruar në një mollë të ndaluar për të gjithë shqiptarët dhe turistët e huaj që vinin për të shijuar bregdetin tonë.
“Ishte një situatë absurd, ku promovohej me force turizmi i Shqipërisë, pikërisht arma kryesore e turizmit shqiptar, që ishte deti i mrekullueshëm i saj. Më në fund, pas 7 vitesh, mund të shijojmë ujrat tona, pasi detin tonë e zaptonin vetëm kontrabandistët e trafiqeve ilegale.
Jemi të gjithë deshmitarë, se në birgjet e vendit fqinj, apo edhe në shtete të tjerë, janë kapur mjaft sasi të mëdha të drogave të ndyrshme, por edhe janë zbuluar trafiqe të tjera ilegale. Ajo që është e vërtetë, është se, ky moratorium nuk bëri asgjë për të ndaluar këtë që ishte fuqi, ndalimin e trafiqeve ilegale.
Duke qenë, se për 7 vite me radhë deti ishte vetëm pronë e trafikantëve, më në u kthye dhe në pronë të qytetarëve shqiptarë, në pronë të turizmit”, ka thënë Metaj, sipas të cilit, ky skadim afati, është lajm i mirë dhe për të gjithë ata që zgjedhin brendetin tonë për të pushuar.
Drejtori i Turizmit në Bashki, është shprehur optimist edhe për ndikimin në biznesin lokal të kësaj situatë të re, të sapokrijuar. Ilir Metaj theksoi, se përveç pushuesve, përfundimin e 7 vjetëve të Moratoriumit, do ta shijojnë edhe operatorët turistikë, lokalë e kombëtarë, të cilët kanë qenë ndër më të goditurit në industrinë e turizmit, duke qenë, se pikërisht deti ofron mungësi të mëdha, si sported e ujit, shëtitjet turistike turistike përreth ishullit të Sazanit, Karaburunit e mjaft mundësi të tjera.
Edhe kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Arben Breshani, ka përshëndetur përfundimit të 7 vjetëve “shtetrrethim”. “Rënja e moratoriumit të skafeve pritet të sjellë një zhvillim edhe më të madh të turizmit.
Po ashtu, dhe suvenconet për karburatin e peshkimit dhe sektorëve të tjerë, do të bënte që kjo lloj tregëtie dhe biznesi të fuqizohej, madje kërkohet vëmendje dhe përkujdesje e drejtëpërdrejtë shtetërore, që deri tani nuk është bërë”, deklaroi Breshani.
Moratoriumi i skafeve, përveç pjesës së turizmit, ka dëmtuar dhe afro 2 mijë familje, të cilat, nga deti nxirrnin bukën e gojës. Peshkatarët e vegjël, që gjuanin në det me gomone apo varka të vogla, që në vitin 2006 nuk u lejuan të dalin më në det, duke krijuar kështu dhe situate të vështira ekonomike për familjet e tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com