Vlorë- Bashkia i bashkohet aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë”

/ATSH-Harilla Koçi/.- Bashkia e Vlorës i bashkohet aksionit kombëtar "Të pastrojmë Shqipërinë". Qindra qytetarë, të rinj dhe të reja, nxënës shkollash, pritet të përfshihen sot në këtë aksion, që do të shtrihet në të gjithë territorin.
Ndërkohë, përgatitjet nisën mbrëmjen e të enjtes, me largimin vullnetarisht të automjeteve që parkojnë përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë. Qytetarët iu përgjigjën thirrjes së Bashkisë dhe të policisë për këtë veprim, ndërkohë që ky aks rrugor, më i rëndësishmi në qytet, është tashmë gati për aksionin e sotëm.
Në këtë hapësirë pritet të përqëndrohen mjaft vullnetarë, për ta shndërruar atë në një model të mjedisit të pastër. 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon