VLORE- Shoqata e Operatorëve Turistikë në Vlorë kërkon një plan të detajuar nga pushteti vendor dhe qëndror për listën e subjekteve pa leje që pritet të shemben përgjatë vijës bregdetare.
 
Në një deklaratë për mediat, operatorët turistikë thonë se shumë subjekte janë në mëdyshje nëse duhet të nisin ose jo përgatitjet për sezonin e ri dhe se mungesa e një plani të tillë të detajuar po bëhet pengesë për sezonin e ri turistik në Vlorë.
 
Operatorët turistikë kanë ngritur edhe një sërë shqetësimesh të tjera, si: mungesa e infrastrukturës rrugore, sinjalistikës, guidat turistike, etj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)