Vlorë,bllokohen 5 kg heroinë
në port, 20 kg marijuanë në Kakavijë

Vlorë,bllokohen 5 kg heroinë <br />në port, 20 kg marijuanë në Kakavijë

Sekuestrohen 4 kilogramë e 840 gramë heroinë në portin e Vlorës, me destinacion Italinë. Burime zyrtare trë policisë së Vlorës bëjnë me dije së në bashkëpunim me drejtorinë rajonale për Kufirin Dhe Emigracionin është finalizuar operacioni I koduar “Tregtari” me sekuestrimin e lendes narkotike të dyshuar heroinë si dhe vënien në pranga të shtetasit Ermal Myrtaj, 27 vjec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Mercedes-Benz me targa FR 9753 B, në pjesën poshtë fshirëseve të xhamit të parë janë gjetur të fshehura 9 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave ndodhej lënda narkotike. Sasia prej afro 5 kg heroinë si dhe automjeti tip benz, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. NDërkaq ndaj 27 vjecarit është ngritur akuza e “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
 
KAKAVIJE, PRANGOSET SHTETASI GREK ME 20 KG MARIJUANE
Nderkaq policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike, të llojit mariuanë e fshehur brenda një makinen e një shtetasi grek. Policia sqaron se lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Honda ku udhëtonte 24 vjecari me shtetesi greke Antonio Dudalaqis. Në bagazhin e makinës, u gjetën 10 pako me lëndë narktoike, ndërsa në brendësi të dyerve u gjetën edhe 7 pako të tjera.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë