VLORË-Task forca nga Tirana, Inspektoriati i Peshkimit ka bërë një aksion gjatë orëve të para të mëngjësit të sotëm për bllokimin e varkave të peshkimit pa dokumentacion që peshkojnë në lagunën e Nartës.

Aktualisht janë bllokuar katër varka ndërsa një tjetër është në proces verifikimi.

Në mbështetje të aksionit ka qënë edhe Policia e Shtetit.