Vlorë- Bllokohet rruga Kuç-Qeparo në Vlorë, shkarkime inertesh dhe dherash në rrugë si pasojë e erozionit pas motit të keq.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili njofton se rruga është e pakalueshme, pasi në të kanë rënë sasi të mëdha dherash dhe gurësh që pamundësojnë lëvizjen e mjeteve.
Për ngjarjen janë njoftuar autoritetet qendrore dhe vendore të ARRSH-së, firma nënkontraktuese dhe Policisë për marrjen e masave dhe zhbllokimin e saj.

Komento
Komente

