Një breshkë e rrallë deti është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë. Bëhet fjalë për specien “Dermochelys Coriacea”, e cila ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.
Kjo breshkë është e rrallë në brigjet e vendit tonë megjithëse është parë edhe herë të tjera. Ndryshe breshka quhet 'kurriz lëkurore' dhe është shumë e veçantë.
Megjithëse shkak për ngordhjen e breshkës dyshohet të jetë bërë moti i keq, nuk përjashtohet edhe problematika si ndotja e detit që i detyron të dalin këto breshka në breg dhe më pas të gjejnë ngordhjen. Trazimi i ujërave të zeza me ujërat e detit, i'u shkakton breshkave të tilla humbjen e drejtimit. Po ashtu problematikë luajnë leshterikët edhe algat e detit në këtë zonë.
Në vitin 2017 një breshkë gjigante e këtij lloji u kap nga peshkatarët në bregdetin e Patokut. Breshka peshonte rreth 400 kg. Breshka kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve të familje Calis në lagunën e Patokut, ndërsa diametri i saj është plotë 1.34 metra.
Fredi leshi Dhe ti aty do Dalesh nje dit se ne i varrosim ngordhesirat si puna jote hahahha
PërgjigjuSi ka mundesi gjith ngirdhesirat në Vlor dalin? Mos vall leprit helmojn ujrat qellimisht se helbete mendjen e kanë tek të bërit keq.
PërgjigjuFredi e mora vesh me ne fund, ajo breshka ka ngordhur nga frika kur te ka pare ty duke u lare ne det e duke e ngrene bostanin per sha..