/ATSH-Harilla Koçi/.-Artisti i njohur belg, Marc Sleen, do të jetë i pranishëm me krijimet e tij në një ekspozitë personale që u çel në qytetin e Vlorës.
Ekspozita "NERO", prezanton për publikun vlonjat aspekte të një pune dhe krijimtarie shumëdimensionale të një narratori të shkëlqyer, mjeshtri të artit komik dhe një karitaturisti që vlerësohet nga kritikët me nota maksimale.
Krijimi më i njohur i këtij autori është "Aventurat e Neros dhe Miqve".
Personazhet kryesore të tregimeve të Neros shfaqin shpirtin e veçantë krijues të Marc Sleen dhe njohuritë e tij ndaj qenies njerëzore.
Krijimtaria e tij e konkretizuar me më shumë se 200 libra të Neros e kanë renditur atë në Librin e Rekordeve Guines. Nga ana tjetër, punimet e Sleen janë bërë të njohura në mbarë botën dhe janë vlerësuar me shumë çmime.
Me këtë rast, në mjediset e Qendrës së Informimit të BE-së në Vlorë, Ambasada Belge, Fondacioni "Marc Sleen" dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizuan ceremoninë e çeljes së ekspozitës "NERO".
E pranishme në këtë aktivitet ishte Anick Van Calster, Ambasadore e Madhërisë së Tij, Mbretit të Belgëve.
Diplomatja belge theksoi në fjalën e saj se kjo ekspozitë po përshkon një itinerar global, duke filluar nga Sofje(Bullgari).
Sipas saj, Qendra Belge e Ekspozimit të Karikaturave është një trashëgimi e të gjithë popullit belg, për të cilën ata janë shumë krenarë.
Calster u shpreh me bindje për impaktin e kësaj ekspozite me karikatura si dhe interesin e shfaqur nga qytetarët e Vlorës, të cilët do të kenë mundësinë të zbulojnë këtë art kaq specific, i cili nuk është shumë i njohur në Shqipëri, megjithëse artistë të talentuar vendas punojnë në këtë fushë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 15 maj.
/Shqiptarja.com