Një denoncim i rëndë vjen nga Vlora, aty ku një grua mësohet se është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj. Rastin e denoncon për Report Tv, avokati Idajet Beqiri, i cili në një lidhje telefonike ka sqaruar se gruaja ka bërë kallëzim penal në Polici, por rasti nuk është marrë përsipër nga uniformat blu.

Avokati ka thënë se rasti është i rëndë dhe ka paralajmëruar se në rast se nuk do ketë ndërhyrje nga institucionet shtetërore atëherë një krim  mund të ndodhë.

Gruaja me inicialet M.Sh., me profesion psikologe është nënë e tre fëmijëve. Kjo është hera e tretë që bashkëjetuesi i saj thyen urdhrin e mbrojtjes.

Përshëndetje, momentalisht në Komisariatin e Policisë në Vlorë kemi një grua me inicialet M.Sh. , e re rreth 30 vjeçe. Kjo grua dhunohet vazhdimisht prej ish-bashkëjetuesit të saj. janë bërë disa gjykime ka marrë 3 urdhra mbrojtje. Dhunuesi ka shkuar dhe sot, ka marrë fëmijët. Kujdestarja është nëna e vet. I ka rrëmbyer fëmijët nga kopshti. Ajo shkoi në Polici të bëjë kallëzimin dhe ata të policisë e sorollatin. I thonë nuk ka bazë ligjore. Dmth policia e Vlorës është kthyer në Gjykate. Pasi e bëra unë problem në Polici, por dhunuesi është kthyer në Kryepolici. U thotë policëve. "Kjo vjen këtu se ka qejfë të shkoj me ju policët. Ndaj se unë se kam dhunuar. “ Policët qeshin, por s’duhet të presin ta gjejnë të masakruar. . Ajo ka marrë më parë edhe 3 urdhëra të tjerë mbrojtje nga Gjykata, por F., nuk i zbaton sepse ka lokal superluks, ka para të pista pa fund, ka makinë superluks, ka në dorë një orë që kushton sa i gjithë Komisariati i policisë Vlorë

Idajet Beqiri, avokat