Gruaja e dhunuar në Vlorë, avokati Idajet Beqiraj: Policia s'ndërhyn, rrëmbeu fëmijët

Një denoncim i rëndë vjen nga Vlora, aty ku një grua mësohet se është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj. Rastin e denoncon për Report Tv, avokati Idajet Beqiri, i cili në një lidhje telefonike ka sqaruar se gruaja ka bërë kallëzim penal në Polici, por rasti nuk është marrë përsipër nga uniformat blu.

Avokati ka thënë se rasti është i rëndë dhe ka paralajmëruar se në rast se nuk do ketë ndërhyrje nga institucionet shtetërore atëherë një krim  mund të ndodhë.

Gruaja me inicialet M.Sh., me profesion psikologe është nënë e tre fëmijëve. Kjo është hera e tretë që bashkëjetuesi i saj thyen urdhrin e mbrojtjes.

Përshëndetje, momentalisht në Komisariatin e Policisë në Vlorë kemi një grua me inicialet M.Sh. , e re rreth 30 vjeçe. Kjo grua dhunohet vazhdimisht prej ish-bashkëjetuesit të saj. janë bërë disa gjykime ka marrë 3 urdhra mbrojtje. Dhunuesi ka shkuar dhe sot, ka marrë fëmijët. Kujdestarja është nëna e vet. I ka rrëmbyer fëmijët nga kopshti. Ajo shkoi në Polici të bëjë kallëzimin dhe ata të policisë e sorollatin. I thonë nuk ka bazë ligjore. Dmth policia e Vlorës është kthyer në Gjykate. Pasi e bëra unë problem në Polici, por dhunuesi është kthyer në Kryepolici. U thotë policëve. "Kjo vjen këtu se ka qejfë të shkoj me ju policët. Ndaj se unë se kam dhunuar. “ Policët qeshin, por s’duhet të presin ta gjejnë të masakruar. . Ajo ka marrë më parë edhe 3 urdhëra të tjerë mbrojtje nga Gjykata, por F., nuk i zbaton sepse ka lokal superluks, ka para të pista pa fund, ka makinë superluks, ka në dorë një orë që kushton sa i gjithë Komisariati i policisë Vlorë

Idajet Beqiri, avokat

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 30/06/2018 16:59

    Ozot Av. Ky kryeministri yne,shkurt i yti dhe imi,pasi nga pikpamja jemi te dy te majt,adin gje per kete lajme shum rrenqethes,ku shum gra jan masakruar nga te tille karagjoz te antiligjit.Per cfar policije rendi e sigurije flitet kur nje karagjoz i tille kapobande ne Sy te policise shtetit nxjerr dhembet.Allahu na rujt per cilen shtet ligjor flet ky Kryeminister nga mengjezi deri ne dark neper portalet e televizjoneve .Po opinjoni puplik perse nuk shqetesohet per kete akt te karagjozervicerve ne shqipri? Qe po i bejn atentat shtetit dhe qytetareve,Fatkeqesi e nje policije shteti qe hesht kur shikon veprime te tira qe bie era gjak.

    Përgjigju
    • Laboratori: 30/06/2018 20:56

      Lere te qet timonierin se kemi hall(at)e te tjera tash

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre