Vlorë dhe Velipojë, IKMT aksion
për prishjen ndërtimeve pa leje

Me mbylljen e sezonit turistik, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes sё Territorit ka nisur ditën e sotme dy aksione nё qytete tё ndryshme për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Sipas një njoftimi për mediat, IKMT ka filluar prishjen e pesё ndërtimeve pa leje nё zonёn turistike tё Velipojёs, atje ku po mbahet aktualisht edhe takimi informal mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të rinj.

IKMT-ja raporton se objektet që do shemben janё nga 1 deri nё tre kate, me konstrukt beton arme.

Ndёrkohё nё Vlorё nё kuadёr tё projekteve pёr rikualifikimin urban pёrgjatё shёtitores dhe vazhdimin e unazёs Vlorё-Uji i Ftohtё, do tё nisё prishja e pesё objekteve 1 dhe 2 katёsh.

Pronarёt e kёtyre objekteve janё shpronёsuar me VKM.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti