Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një person është dhunuar me sende të forta nga tre persona të tjerë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen ’10 Korriku’, ku 34-vjeçari Indrit Halili, sëbashku me 2 persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur dhe dhunuar 50-vjeçarin M. Kapaj.

Sipas Policisë së Vlorës, si pasojë e dhunës, M.Kapaj ka marrë disa dëmtime në pjesën e ballit dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë, për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka shoqëruar në Komisariat Indrit Halilin, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.