Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ishin parkuar afër me mjetin e përrfshirë nga flakët.
'Komisariati ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pasi sot rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë. Si pasojë është djegur automjeti tip “Volksëagen” dhe janë dëmtuar pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara në afërsi', njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.