Sarandë/ Tre plaçkitje në seri brenda makinave dhe në një dyqan, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar! Zbulohen pamjet kur kryen vjedhjet (VIDEO+EMRI)

Sarandë- Ishte kthyer në shqetësimin e pronarëve të mjeteve dhe dyqaneve, Policia e Sarandës ka zbuluar dhe arrestuar sot (1 Nëntor) autorin e dyshuar të vjedhjeve në seri, të ndodhura ditët e fundit në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare thanë se u ndalua Elvis Zoto, 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “vjedhja”. Policia zbuloi edhe pamjet e plaçkitjeve të kryera, të filmuara nga kamerat e sigurisë.

Vjedhjet bëheshin edhe gjatë ditës, ku i riu u afrohej automjeteve të parkuara dhe pasi studionte rrugën, arrinte të merrte çantat duke u larguar nga vendngjarja.

“Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, më datë 31 tetor, në rrugën “Abedin Dino”, ka vjedhur një çantë krahu nga automjeti i shtetasit S. M., ndërsa një ditë më parë, në të njëjtën rrugë, ka vjedhur 2 celularë nga automjeti i shtetasit A. Sh. Gjithashtu, dyshohet se më 29 tetor ka vjedhur disa produkte në një supermarket në lagjen nr. 4”, tha policia vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për të hetuar rastet dhe përfshirjen e të dyshuarit në krime të tjera.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?