VLORË - Një motor dhe një makinë janë djegur gjatë natës në një banesë në Kaninë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili duket zjarri i madh që ka krijuar djegia e mjeteve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të natës ku rrugës për në Kaninë u dogj një autoveturë dhe një 1 motor në banesë, në pronësi të shtetasit Xhevair Kodhimaj.

'Rreth orës 02:00, në fshatin Kaninë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. K., ka rënë zjarr dhe janë djegur një automjet tip “Opel” dhe një motomjet, të dyja në pronësi të tij.', njofton policia

Dyshohet se djegia është e qëllimshme.

Lajmi ne perditesim...